Mossad: Terroristët do sulmojnë
Papa Françeskun për Krishtlindje

Mossad: Terroristët do sulmojnë<br />Papa Françeskun për Krishtlindje
Shërbimi sekret i Izraelit , Mossad, ka paralajmëruar autoritetet italiane se ndaj Papa Franceskut po përgatitet atentat dhe rreziku më i lartë është në dy data. 007 nga Tel Avivi kanë thënë se nga informacione të sigurta Ati i Shenjtë mund të jetë objektiv i terroristëve gjatë natës së Krishtlindjeve ose për Vit të ri. 

Mediat italiane kanë siguruar një raport tepër sekret të Mossad për autoritetet në Romë ku theksohet se pas sulmeve në Paris më i rrezikuar është Ati i Shenjtë, pasi terroristët e Shtetit Islamik po përgatiten të godasin një objektiv të fortë. 

Në dokumentin e Mossad theksohet se disa njerëz të radikalizuar tashmë janë futur në territorin italian. Ky nuk është paralajmërimi i parë për Papa Franceskun, ndërsa autoritetet në Vatikan prej kohësh kanë rritur masat e sigurisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës