VLORË- Moti i keq me erë dhe dallgë të forta kanë anuluar lundrimin e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi. 

Sipas burimeve nga kapiteneria e Vlorës, dallgët arrijnë 4-5 ballë në gji dhe 7-8 ballë në det të hapur. 

Për këtë arsye, trageti i linjës me Italinë ka dalë në radhë në gjirin e Vlorës dhe pritet që të niset drejt Brindizit rreth orës 17.00, vetëm në rast se moti do të përmirësohet, në të kundërt udhëtimi pritet të anulohet për ditën e sotme.  

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)