Moti 15 ditët e para të nëntorit/ Meteorologia për Report Tv: Vijon shiu, në fundjavë do ketë ulje të temperaturave

Ditët e para të muajit Nëntor kanë bërë që të rikthehen reshjet e shiut thuajse në të gjithë vendin të shoqëruara me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia Adiola Bami, tha për Report TV se e marta do të karakterizohet me një mot të kthjellët ndërkohë që 15 ditët e para të nëntorit do të karakterizohen nga reshje të shtuara të shiut në pjesën më të madhe të territorin .

“Pritet që të kemi një përmirësim gradual të kushteve të motit gjatë orëve vona të pasdites thuajse në të gjithë territorin shqiptar , kryesisht në ultësirat perëndimore fillimisht më pas në zonat malore duke patur ditën e nesërme mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar skajin verior i cili ditën e nesërme do të ketë shira afat shkurtër gjatë ditës. Parashikohet në fakt që 15 ditëshi i parë I këtij muaji të jetë me prezencë I reshjeve të shiu dhe të kemi herë pas here edhe rrebeshe shiu.” – u shpreh meteorologia Adiola Bami.

Nga ana tjetër meteorologia shpjegoi se si pasojë e reshjeve do të kemi dhe një ulje të ndjeshme të me fundjavën që do të ketë një ulje të temperaturave me 3-4 gradë celcius.

“Në fakt sa I përket temperaturave të ajrit mëngjeset do të jenë të freskëta pasi është normale për stinën në të cilën ne ndodhemi do të luhaten vlerat gjatë kësaj jave me 3-4 gradë celcius mëngjeset, ndërsa mesdita deri ditën e enjte pritet të luhaten me 21-22 gradë celcius. Fundjava do të na sjellë një rënie me 3-4 gradë të temperaturave kryesisht kjo gjatë orëve të mesditës do të sjellin sërish freskim , kjo vjen edhe si pasojë e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut që parashikohet të kemi dhe ditën e enjte dhe ditën e premte.”  – u shpreh meteorologia Adiola Bami.

Për meteorologen kjo është një situatë normale për vendin duke qenë se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ

Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ