Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjelle dëmtimin e një pjese të pemëve dekorative në Lungomare. Siç shihet në pamje, tek fushat e sportit, pranë zonës së Ujit të Ftohtë një pjesë e mirë e pishave tashmë janë tharë.

Për qytetarët vlonjatë problemi nuk qëndron vetëm tek kushtet e motit, por dhe nga mungesa e mirëmbajtjes.

“Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka lënë pemët e thara, dritat pa ndezur. Ndoshta u duhet vënë një pritë këtyre pemëve, do mirëmbajtje”, tha një qytetar.

“Janë tharë një pjesë e pemëve duhen zëvendësuar apo duhet gjetur ndonjë tjetër që i reziston kripës”, tha një tjetër.

Ndërsa zyrtarë të Bashkisë së Vlorës, jashtë kamerës thanë se “Lungomare 2 nuk është marrë ende në dorëzim dhe në momentin kur objekti të dorëzohet do kërkohet zëvendësimi i tyre nga firma zbatuese. Tek Lungomare 1 pranë fushave të sportit problem mbetet drenazhimi, ç’ka çon në dëmtimin dhe therjen e pishave”.