Moti i keq/ Përkeqësohet situata në Lezhë, 2350 ha tokë e përmbytur! Prezencë uji në 4 banesa! 7 familje të evakuuara në Shkodër

Në veri të vendit reshjet janë ndërprerë dhe uji ka nisur të tërhiqet, por dëmet materiale tek familjet që u prekën nga përmbytjet në Lezhë dhe Shkodër janë të mëdha pasi vijojnë të jenë 3480 ha tokë e përmbytur.

Qarku i Shkodrës - 1130 ha tokë e përmbytur. Rruga e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Aktualisht janë 7 familje të evakuuara, gjithsej 24 persona që akomodohen në konvikte. Po ashtu raportohet për gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Qarku i Lezhës - 2350 ha tokë e përmbytur. Prezencë uji në 4 banesa. E pakalueshme rruga që lidh fshatin Torovicë me Malecaj. E pakalueshme edhe rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër). Po në këtë qark, në fshatin ‘Rraja e Zezë’ të Mirditës ka rrëshqitje toke dhe një banesë 2 katëshe rrezikon shembjen.

Megjithë rrugën e mbuluar me ujë, zjarrëfikësit mundën të izolonin flakët e zjarrit në banesën e katit të parë të një pallati në Torovicë të Lezhës tek ish kampi i të burgosurve. Dëmet materiale ishin të mëdha, por fatmirësisht jo në njerëz. Ashtu edhe flakët shkaku i të cilave mbetet i panjohur, nuk u përhapën në shtëpitë e tjera. Në shkollën 9 vjecare ‘Nën Tereza’ në qytet, nxënësit kapen pas kangjellave pasi rruga është mbushur me ujë.

Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë emotit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit. Në qarqet e tjera nuk ka probleme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Moti i keq/ shkolla 9-vjeçare ne Lezhë prej ditësh nën ujë, nxënësit hyjnë nga kangjellat

1669293777_6400shkolla31668959419.jpg

Foto ilustruese

Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë është e rrethuat nga uji, pas reshjeve intensive të shiut. Kjo situate vijon prej disa ditësh dhe nxënësit janë të detyruar ta kalojnë rrugën duke u kapur pas kangjellave të shkollës, duke rrezikuar jetën. Në një mënyrë aspak normale ata kanë vijuar procesin mësimor por kësaj radhe në një shkollë ku oborri është i mbushur me ujë.

Ora 12:42
Merr flakë banesa në Torovicë të Lezhës, zjarrfikësit kalojnë përmes rrugës së përmbytur për të shuar flakët

 

Një banesë në katin e parë te një pallati ish-kampi i te burgosurve në Torovicë të Lezhës është përfshirë nga flakët. Nga zjarri, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësve ju desh të kalonin rrugën e cila është e përmbytur për të shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërhyrja e tyre bëri që flakët të mos përhapen në banesa të tjera, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Ora 11:30
Moti i keq/ Banesa 2 katëshe në Mirditë rrezikon shembjen prej rrëshqitjes së tokës

1669288309_lezhe.JPG

Si pasojë e reshjeve të shiut, në fshatin ‘Rraja e Zezë’ të Mirditës ka rrëshqitje toke. Një banesë 2 katëshe rrezikon shembjen pasi rrëshqitjet i janë afruar themelit të shtëpisë. Familjarët apelojnë për evakuim pasi ndihen të rrezikuar.

Ora 11:21
Situata nga reshjet/ 'Mbrojtja': 3480 ha tokë e përmbytur në Lezhë dhe Shkodër! Ka shkëputje energjie në disa zona të Gjirokastrës dhe Kukësit

1667640085_Screenshot3.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se si është situata nga reshjet e shiut gjatë orëve të fundit.  

Në Bashkinë Shkodër - Sipërfaqe toke me prezencë uji ka mbetur 1130 ha tokë, ndërsa vijon tërheqja. Nuk ka banesa me prani uji. Mbeten ende edhe 7 familje të evakuuara nga 52 që ishin ditën e parë. 24 anëtarët e këtyre familjeve janë strehuar në konvikt. Lumenjtë Drin dhe Buna janë brenda nivelit kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Në Bashkinë Lezhë - Mbeten 4 banesa me prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur është 2350 ha. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuotën kritike dhe hidrovori Balldre brenda normave.

Punonjësit e OSHEE po punojnë për të rikthyer energjinë, pas shkëputjes si pasojë emotit të keq në disa zona të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit. 

Në qarqet e tjera nuk ka probleme.

Mbështetja humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet ka vijuar në bashkitë: Pukë, Vau i Dejës, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe.

Janë shpërndarë: 150 pako ushqimore në Pukë; 100 pako në Vaun e Dejës; 200 pako në Lezhë.

Në Shkodër 580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimore

Në Malësi e Madhe 362 pako ushqimore

Prej datës 20 nëntor, kur nisën reshjet intensive janë akativizuar në terren:

710 Forca të Armatosura

605 Forca Zjarrfikëse

454 Forca nga Policia Shtetit

345 Forca Vullnetare

146 Forca të FNSH

Ekipet e Shërbimit Mjekësor

165 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe zjarrfikëse

Varka dhe motorbarka

Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile mbeten të gatshme të bashkëpunojnë me pushtetin vendor në çdo rast nevoje.

Ora 08:52
Lezhë/ 2350 ha tokë e përmbytur! Prezencë uji në 4 banesa! E pakalueshme rruga që lidh fshatin Blinisht me autostradën

1669022339_permbytje.jpg

Situata nga moti i keq është përkeqësuar në Lezhë. Ndonëse janë ndërprerë reshjet, janë 2350 ha tokë e përmbytur.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)