Përfshihet në aksident makina ku po udhëtonte, prefekti i Korçës: Nuk pati lëndime, jam në krye të detyrës

Përfshihet në aksident makina ku po udhëtonte, prefekti i Korçës: Nuk pati lëndime, jam në krye të detyrës

Makina ku po udhëtonte prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari është përfshirë në një aksident pasditen e djeshme në fshatin Vloçisht. Prefekti po udhëtonte nga Korça në drejtim të Tiranës.

Gazetarja e Report Tv në qarkun e Korçës, Iris Rezhda raporton se sipas policisë së qarkullimit rrugor një makinë me targa greke humbi kontrollin duke dale në krah të kundërt, në korsinë ku po lëvizte makina e prefektit duke e goditur.  

Si pasojë e goditjes, mjeti i prefektit ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër që vinte në drejtim të Korçës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale që kanë pësuar tre automjetet. 

Pas aksidentit, prefekti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke sqaruar se gjithçka kaloi pa pasoja dhe se ishte në krye të detyrës. “Ju bej me dije me kënaqësi që nuk pati asnjë të lënduar, vetëm dëmtime të lehta të makinave! Ne drejtim të mjetit ishte një drejtues me shumë përvojë që bëri të mundur shmangien e përplasjes ballore!

Ju falenderoj te gjitheve per interesimin! Jam ne krye te detyres dhe do vijoj te kerkoj qe kompanite te bejne detyren, te pastrojne rruget dhe te shmangin aksidentet! Qytetaret meritojne te udhetojne te sigurte”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë