Për shkak të përkeqësimit të motit nga dita e nesërme, Autoriteti Portual i Vlorës njofton se është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur.
Ky ndalim do të jetë gjatë datave 02-07.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 në drejtimin Jug-Jugperëndim.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i Autoritetit Portual të Vlorës:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 02-07.01.2026
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 02-07.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 në drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju njoftojmë se :
1.Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 deri në datën 07.01.2026 në orën 06:00.
2.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 07.01.2025.
Komente










