Nisur nga situata e vështirë pas reshjeve të shiut në Gjirokastër, kryebashkiakja Zamira Rami i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës. Zamira Rami, e zgjedhur nga radhët e LSI në krye të bashkisë së Gjirokastrës, në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama shkruan se në qytet ka probleme me rrëshqitjet e dherave në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat rrezikon që të shembet, “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat dhe një pallat, ndërsa banorët janë evakuuar, pasi rrezikojnë.
/Shqiptarja.com
Përpos problemeve brenda në qytet, Rami thekson se disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me qarkullimin. Nisur nga kjo situatë, ajo thekson se gjendja e krijuar nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, prandaj kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror, përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

FOTO










