VLORE-Gjatë ditës së sotme rreth 50 familje në fshatin Nartë të Vlorës janë rrethuar nga uji, si pasojë e reshjeve intensive që vijojnë të bien në jug të vendit. Uji ka përmbytur toka bujqësore, ndërsa është afruar edhe pranë shtëpive të fshatarëve.
Fillimisht u përfol së ishte dëmtuar një argjinaturë përgjatë Vjosës, por diçka e tillë u hodh poshtë nga Ministria e Brendshme, sipas së cilës nuk ka asnjë dëmtim të argjinaturës dhe i vetmi problem është bllokimi i kanaleve kulluese.
Një fakti i tillë u konfirmua edhe nga drejtori i Bordit të Kullimit në qytetin bregdetar të Vlorës, Apostol Qirko, i cili pohoi se vijon puna intensive për pastrimin e këtyre kanaleve kulluese.
Raportohet se nën kontroll po mbahet edhe argjinatura e Salavecit. Në ditën e 9 të përmbytjeve 28 banesa në komunën Novosele vijojnë të jenë të pabanueshme për shkak të pranisë së ujit, ndërsa prezence uji në oborre ka në 580 banesa.
Njoftimi zyrtar i Ministrisë së brendshme për argjinaturën përgjatë Vjosës Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë çarje të kanalit të kullimit të Nartës dhe asnjë rrezik përmbytjeje në këtë zonë për shkak të ujërave të këtij kanali.
Drejtuesit e shtabit të Emergjencave Civile dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme së Emergjencave Civile janë në terren duke ndjekur nga afër punimet për pastrimin e plotë të kanalit të kullimit të Nartës, i cili lidhet me kanalin e ujërave të larta të Vlorës.
Aktualisht në kanalin e Nartës janë dërguar mjetet e nevojshme si skrepa dhe fadroma për të pastruar pjesë të caktuara të kanalit, që janë bllokuar pjesërisht si dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme që të evitohet çdo rrezik i mundshëm në ditët e ardhshme. Situata është tërësisht nën kontroll dhe brenda të gjitha parametrave të sigurisë së kërkuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO