Moti i keq/ Ishin bllokuar në 2523 metër lartësi në malin e Gramozit, shpëtohen pas disa orësh 4 alpinistët

Moti i keq/ Ishin bllokuar në 2523 metër lartësi në malin e Gramozit, shpëtohen pas disa orësh 4 alpinistët

Alpinistët e shpëtuar

KOLONJË- 4 aplinistë janë shpëtuar pas disa orësh pasi mbetën të bllokuar në malin e Gramozit për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Report Tv se ndihma nuk është kërkuar nga vetë alpinistët, por nga një qytetar i cili pasi kishte parë se alpinistët kishin lënë mjetin e tyre tip "Ford", në fshatin Starje dhe ishte në dijeni për ngjitjen e tyre në mal.

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur "Çuka e Peçit" në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Për shpëtimin e tyre kanë dhënë ndihmë edhe banorët e zonës. Më pas, mësohet se 4 alpinistët u akomoduan në qytetin e Ersekës.

Makina e alpinistëve

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen