VLORE - Situata e motit në disa zonë mbetet ende problematike. Ditën e sotme reshjet e dëborës gjatë natës kanë për disa orë qarkullimin e automjeve në Qafën e Llogarasë. Era e fortë dhe ngricat paralizuan qarkullimin.

Policia ka ngritur një postobllok në hyrje të Llogarasë dhe pas punës së kryer nga borëpastrueset është bërë i mundur lejimi i qarkullimit por gjithnjë i pajisur më parë me zinxhirë.  

Problematike mbeten edhe zona të ndryshme në Peshkopi. Reshjet e dëborës dhe shiut kanë shkaktuar bllokim të disa fshatrave, por jo vetëm. 

Në hyrje të qytetit rrugët janë përmbytur për shkak të mosfunksionimit të kanalizimeve, ndërsa në të gjithë qarkun e Dibrës vijojn reshjet e dëborës. 

Ndërsa në veri të bllokuar janë fshatrat e Dukagjinit dhe disa fshatra të thëllë të Pukës. Ndërsa në Kukës po punohet për pastrimin e disa segmenteve në rrugën e kombitnga shembja e masiveve shkëmbore, ndërkohë disa akse kalohen vetëm me zinxhirë.