TIRANE - Nisur nga parashikimet e Institutit të Gjeo-shkencës dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira intensiv. Mot i përkeqësuar, kryesisht në jug të vendit do të ketë edhe për 5 ditët e ardhshme, ndërsa në lartësitë mbi 1000 metra priten reshjet dëbore.
Reshjet mund të shoqërohen edhe me rritje të nivelit të përrenjve dhe të lumenjve në qarqet: Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka bërë apel të gjitha institucioneve dhe bashkive në vend, që të dëshmojnë angazhimin maksimal për përballimin në kohë të çdo situate që mund të shfaqet, si pasojë e përkeqësimit të kushteve meteorologjike.
Ndonëse thekson se nuk ka vend për panik, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka urdhëruar mbledhjen e Shtabeve të Emergjencës në qarqe, për të mbajtur nën mbikëqyrje çdo situatë.
Në një plan masash të detajuar, Emergjencat Civile kanë shpërndarë edhe detyrat e secilit institucion, ndërkohë që këshillon gjithë qytetarët që konstatojnë rritje të nivelit të prurjeve apo përmbytje në zona të caktuara, të kufizojnë lëvizjet deri në përmirësimin e situatës.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com