Moti i keq 'gjunjëzon' Tropojën, probleme në 60 fshatra! Mbi 264 km rrugë dhe 14 ura të dëmtuara! Kryebashkiaku: Kjo stuhi ishte e pazakontë

48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, dëmet janë të konsiderueshme. Probleme ka pasur në 60 fshatra dhe dëmet më të mëdha kanë qenë në banesa, rrugë, ura e bujqësi.

Situata më problematike është në infrastrukturën rrugore që lidh disa njësi administrative me qytetin e Bajram Currit, konkretisht segmentet Sopot-Kam, Bajram Curri-Fierzë, Lekbibaj-Fierzë, Nikaj Mertur – Fierzë, Margegaj – Bajram Curri. Mbi 264 km rrugë janë dëmtuar pasi ujërat e lumenjve dhe përrenjve dhe lumenjve kanë vërshuar dhe kanë shkaktuar çarje asfalti e shkëputje bazamenti të rrugëve nacionale dhe rurale të bashkisë Tropojë.  Dëme të shumta ka edhe në 16 fshatrat e njësisë administrative Btyq.

Për shkak të reshjeve, uji ka hyrë brenda në disa banesa private, ndërsa në 30 të tilla është dashur edhe evakuimi i banorëve. Përballë kësaj situatë, gjirthçka mundi të bëjë Bashkia e Tropojës, ishte shpëtimi i jetëve në rrezik. Dëmet, thotë kryebashkiaku Rexhë Byberi, janë të pallogaritshme...

“Situata shumë e vështirë. Sot situata ka ndryshuar, por na ka lënë pasoja jashtëzakonisht të mëdha. Kemi pasur dëmtime të jashtëzakonshme në rrugë, ura, bazë ushqimore për bagëti, në bagëti, blegtori. Njësitë me dëme më të mëdha, Fierza, Lekbibaj, Tripoja, Bytyqi. Reshje të pa para më para. Nuk janë përllogaritur ende dëmet. Shtëpi të dëmtuara ka mjaft. Falë zotit, larguam njerëzit që ishin në rrezik për jetën. 32 banesa të dëmtuara nga informacioni paraprak. Familjet janë në Bytyq. Fatmirësisht janë mirë dhe janë kthyer në familjet e tyre. Jemi drejt zhbllokimit të të gjitha fshatrave. Problematike kishim në rezervuarin e Bytyqit”, tha kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi.

Edhe nënkryetari i bashkisë, Kujtim Rexha, gjatë inspektimit nga fshati Pac u shpreh për një situatë reshjesh të pazakontë në territorin e Tropojës dhe sipas tij rreth 80 fshatra janë prekur nga reshjet. Rexha kërkoi mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura duke thënë se do të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikonstrukturimin e urave të dëmtuara. Rreth 14 të tilla janë dëmtuar nga prurjet e shumta. Dëmtime ka edhe në blegtori e në rrjetin elektrik.

“Situata në bashkinë e Tropojës për shkak të rreshjeve që ranë me një intensitet të lartë që nuk është parë ndër vite shkaktoi dëme të konsiderueshme. Pati dëmtime në infrastrukturure rrugore.  Janë dëmtuar 14 ura në fshatra të ndryshme, dëmtime në blegtori, bujqësi dhe shumë shtëpi. Dhe në rrjetin elektrik. Një nga rezerbuarët rrezikoi të shpërthente. Dëmet janë shumë të mëdha. Ne kishim rrugë të mira. Të mirëmbajtura. Edhe moshat e vjetëra nuk e mbajnë mend këtë situtë. Primare për ne ishte evakuimi i njerëzve” tha nënkryetari i bashkisë Tropojë, Kujtim Rexha.

Banorët e fshatit Pac thonë për Report Tv se janë izoluar dhjetëra familje për shkak të dëmeve në rrugët dhe urën që lidhet me fshatra të tjera. Isa Dudaj, është një nga banorët e prekur nga stuhia. Ai thotë se 4 dynymë tokë e mbjellë me drithëra i është përmbytur, duke i shkaktuar probleme financiare.

“Në fshatin Paç. Komplet në këtë tokë ka hy material dhe e ka nxjerr jashtë përdorimit. 4 dyzim. Ka qenë me drithë dhe është dëmtuar. Është e pa punueshme. Komplet zona jonë është dëmtuar komplet. Bletaria ka ikur. Me viça dhe lopë janë bërë dëm. Dy shtëpi kanë qenë të dëmtuara dhe njerëzit janë shpëtuar se i evakuuan”, tregon banori i fshatit Pas, Isa Dudaj.

Në orët e fundit, situata shfaqet e qetë më mot të qëndrueshëm. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tropojë të ndihmuar nga strukturat shtetërore janë angazhuar për normalizimin e situatës e më pas vlerësimin në terren të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Evidentimi i plotë i dëmeve pritet që të publikohet pas disa ditësh.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Furtuna: 18/09/2022 21:32

    O dhont zoti force e mend ne koke qe te ringriheni. Votoni prap berishovicin se u la si ne mesjete. Vjen cdo 4 vjet me dy gishtat ne by…. E ju vrap ti merrni ere perrceve qe leshon.

    Përgjigju
  • Pjeter. rrukakeqi: 18/09/2022 18:56

    PRANDAJ kerkojini qeverise fonde per thellim shtratesh lumi dhe. pastrim kanalesh...asgje nuk behet vete...gjithcka behet me pune...///.

    Përgjigju
  • www.Youngtribune.com: 18/09/2022 18:51

    Zaptun toka ne Tiron dhe tashi qahen nga shiu. Por ku bjen shi ne Tiron ato kanalizime e puseta qe i bllokuat nga ndertimet pa leje si malokeri qe jeni kush i rregullon.Zoti i rregullon te gjithe

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/09/2022 16:43

    Kjo stuhi erdhi tju tregoj atyre tropojaneve mizorë me saliviçidolin ne krye,se kane bere krime mizore ne mjedisin tropojan. KEQARDHJE DHE NGUSHLLIME PER ATA QE E PESUAN DHE PESOJNE NE TE ARDHMEN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen