Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, ministrja Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online.
Në një deklaratë për mediat, ministrja Arsimit njofton se është vendosur që të kalojnë të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
'Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.'- njofton ministrja.
Ditën e sotme i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje bore dhe shiu, ndërkohë që shumë akse rrugore kanë vështirësi qarkullimi.
Pak ditë me parë, Komiteti i Ekspertëve, teksa prezantoi masat e reja Anti-COVID, njoftoi se ishte marrë vendimi për mbylljen e shkollave të mesme në 10 bashki të vendit, që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online deri me 26 shkurt.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
16 Shtator, 16:46
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër pas vendimit të CAS
9 Shtator, 15:40
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Emisioni i RAI 3, debat në Komisionin e Medias, Zhupa: Shqetësuese, sjellja e Ramës! Kushi: S'e kuptoj si mbroni denigrimin e Shqipërisë! Metaj: Triller gazetaresk
29 Prill, 15:06
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Kaosi në kryesinë e Kuvendit, Kushi: Skena të shëmtuara, duket qartë halli i familjes Berisha! Vangjeli: Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e ish-kryeministrit
6 Nëntor 2023, 19:08
-
Studentët e Filologjikut në protestë: Qeveria s’u është përmbajtur kushteve të kontratës për lëndët prioritare
17 Tetor 2023, 09:38
-
U shkarkua nga posti i Ministres, Evis Kushit i besohet detyra e re
14 Shtator 2023, 20:45
Nuk ka asgje per te qeshur,ne U.S.A.shkollat mbyllen sa here ka bore dhe uragane,por ditet e humbura i ploteojne me vone,duke bere te shtyhet koha e mbylljes se shkolles ne vere.
PërgjigjuSi keshtu ? Bie bore dhe mbyllen shkollat ? Ju te dhisni duke qesh.
Përgjigju