Moti i keq, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, ka lënë pa energji zonat e Orikumit, Tragjasit dhe Radhimës, në jug të vendit.

Mungesa e elektricitetit ka shkaktuar probleme edhe sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve në këto zona.

Burime nga Ujësjellës Kanalizimet kanë deklaruar se ndërmarrja ka rezerva uji për pjesën e Orikumit, por në mungesë të energjisë nuk mund të furnizohet i gjithë qyteti. 

 

G.F. / Shqiptarja.com