Moti i keq që ka përfshirë vendin dhe parashikimet për ditët në vazhdim kanë bërë që autoritetet të urdhërojnë ndërprerjen e mësimit për ciklin 9-vjeçar në qarkun e Gjirokastrës.
/Shqiptarja.com
Ndërprerja do të nisë ditën e premte, më datë 1 dhjetor, në bazë të një vendimi të marrë sot nga Shtabi i Emergjencave Civile, i mbledhur në Prefekturën e Gjirokastrës.
Direktiva në fjalë do të përfshijë përveç qytetit të Gjirokastrës edhe Tepelenën dhe Përmetin. Ndërkohë që kopshtet e qytetit të gurtë do të vijojnë punën normalisht.
Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore lokale, Lindita Rova konfirmoi për “Report TV” se procesi mësimor i ditës së nesërme do të zëvendësohet një ditë të shtune brenda këtij viti.
G.F. / Shqiptarja.com










