Si pasojë e defekteve të krijuara kanë mbetur pa energji elektrike disa zona si: Barbulloja, Rrila, Torovica, Zadrima, zona e Kallmetit dhe ajo Ungrejit.
Linja e tensionit të mesëm që furnizon fshatrat Torovicë, Malecaj e Kolëjakaj ka pësuar dëme të konsiderueshme duke vështirësuar furnizimin me energji të zonës edhe në ditët në vazhdim.
OSHEE ka bërë të ditur se furnizimi me energji i hidrovorëve vijon pa ndërprerje dhe ato janë në punë me kapacitet të plotë.
Ekipet e riparimeve të defekteve vijojnë të jenë në terren, por nuk po favorizohen aspak nga moti që vijon të përkeqësohet dhe të vështirësojë ndërhyrjen e elektricistëve në terren.
dy.b/shqiptarja.com










