Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se, në dispozicion janë vendosur mjetet e rënda operacionale, dy mjete zjarrfikëse dhe një autoambulancë.
Sipas njoftimit, mjetet në fjalë janë gati për të ndërhyrë si brenda territorit portual ashtu edhe në lagjet periferike të Durrësit.
Ndërkohë, masat e marra kanë bërë të mundur që të mbërrijnë në kohë, sipas parashikimeve, dy tragete të linjës Bari-Durrës, si dhe një tjetër në linjën Ankona-Durrës.
Më vonë pritet që në port të mbërrijnë 5 anije, dy nga të cilat me konteinerë dhe tre të tjerat me 10 mijë ton mallra të ndryshme. Puna ka vijuar pa problemeve në terminalin e konteinerëve.
“Falë masave parandaluese janë vënë nën kontroll kanalet shkarkuese të ujërave të bardha pranë shesheve dhe kalatave”, thuhet më tej në njoftim.
G.F. / Shqiptarja.com












