ITALI - Në Itali ka mbërritur moti i keq i shoqëruar me tmeperatura të ulta dhe reshje të dëndura dëborë. Vala e të ftohtit, që vjen nga Rusia ka prekur pjesën veriore të Italisë.
Mbrojtja civile ka paralajmëruar, se reshje të denduara dëborë do të fillojnë gjatë ditës së enjte dhe do të vazhdojnë deri në fundjavë në rajonet Emilia Romanja, Lombardisë, Venetos.
Në disa qytete kanë aktivizuar planin anti-dëborë ku mijëra traktorë janë mobilizuar për të ndërhyrë për heqjen e dëborës nga rruga dhe për të shpërndarë kripë kundër rrezikut nga ngricat.
Moti i keq do të prekë dhe fundjavën elektorale dhe sipas analistëve mund të ketë ndikim në rezultatet e votimit pasi në Itali votuesit janë të moshuar ku 60-vjeçarët përbëjnë 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com