Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë Vlorën mëngjesin e kësaj të premte ka sjellë problemet e para.

Për pasojë janë rrëzuar disa pisha në pyllin e Sodës në Vlorë që kanë bllokuar edhe një nga segmentet rrugore. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë, era e fortë ka shkaktuar edhe dëmtim të rrjetit të transmetimit të energjisë dhe që prej orës 4 të mëngjesit kanë mbetur pa energji elektrike Dukati, Orikumi dhe Radhima.