Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë në errësirë 10 fshatra në rrethin e Skraparit ndërsa riparimi i tyre është i pamundur pasi rrugët janë totalisht të bllokuara. Bora ka zbritur edhe në zonat kodrinore rreth Tomorit, kjo është e dukshme dhe nga qyteti i Poliçanit. Sipas burimeve të OSHE-së fshatrat më problematikë janë fshatrat e komunave në zonat e thella të rrethit të Skraparit.
Fshatrat në ish-komunën Gjerbsit në ish-Komunën Qendër Leshnje Zhep, Potom etj, por dhe aksi kryesor i cili lidh fshatrat me qendrën e bashkisë Skrapar e quajtur Qafa e Dëvrisë. Një pjesë e rrugëve janë të kalueshme si rruga Kanioneve apo rruga për në komunën Çepan të cilat janë edhe të kriposura ndërsa shumë e vështirë është për fshatrat në zonat e thella ku është e pamundur ndërhyrja me mjetet e pastrimit.
Gjithsesi sipas burimeve nga punonjës OSHE që ndodhen në terren është tepër e vështirë të kryen punimet për riparime në zonat e thella ku bora kalon 60cm. Gjithsesi ekipi është në terren për të riparuar defektet në fshatrat të cilat për më shumë se dy ditë janë pa energji. Nuk dihet situata e banorëve në zonat e thella pasi dhe komunikimi me telefon është i pamundur në këto fshatra të cilat kanë më shumë se 48 orë pa energji.
Po kështu edhe në disa akse të rrethit të Beratit raportohet për prezencë ngricash në rrugë si në aksin rrugor Lybesh -Berat por edhe Karkanjoz -Berat ku automjetet kanë të vështirë kalimin.Rreshjet kanë sjell problematika dhe në aksin nacional Berat -Poliçan si dhe Bogovë -Skrapar ku shpesh ka prani të gurëve dhe bllokim rrugëve ku duhet të tregohet kujdes në qarkullim.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar edhe rruga Nivicë - Salari në Tepelenë.
Por cfare fiton oshee-ja te rregulloj dritat ne fshatrat skrapaleshe, fshataret kane ikur te gjithe, jane bere "qytetar"ne Tirane,Vlore,Fier e gjetke. Per cfare ti rregullojne dritat, te bredhin ujqerit?
Përgjigju