LEZHE - Qarku i Lezhës nuk është përballur me bllokime në akset rrugore, si pasojë e motit të keq në vend, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të lënë nën ujë mbi 1300 hektarë tokë.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile në prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, bën të ditur se funksionimi i plotë i hidrovoreve ka bërë të mundur që të evitohen përmbytjet e banesave, kryesisht në Barbullojë, ndërsa shton se ka një përmirësim të situatës në të gjithë territorin e qarkut.
Emergjencat civile në prefekturën e Lezhës kanë vijuar gjatë kësaj periudhe të bashkëveprojnë me të gjithë institucionet për të përballuar situatën e krijuar, ndërsa është kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore që të planifikojnë në buxhetet e tyre fonde për përballimin e emergjencave civile.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com