DURRES - Porti i Durrësit është përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga moti i keq dhe deti i trazuar. Era e fortë që frynte nga jugperëndimi ka bllokuar përkohësisht mbërritjen e anijeve në këtë port.
Tre tragete të linjës Bari-Durrës që duhet të mbërrinin në orën 8 të mëngjesit ende nuk kanë ardhur dhe pritet të mbërrijnë rreth 5 orë me vonesë.
Shkak është bërë forca e erës, e cila ka shkuar deri në 28 km/orë ndërsa forca e detit deri në 8 ballë. Kjo situatë ka krijuar anomali në mbarëvajtjen e punës në portin më të madh të vendit.
Burime nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë të ditur se në det të hapur forca e detit shkon deri në 8 ballë, çka ka vështirësuar lundrimet dhe vijimësinë normale të udhëtimit të trageteve.
Redaksia online
(eç/eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com