VLORE- Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit, duke shkaktuar erëra të forta dhe dallgë në det. Për shkak të dallgëve që kanë arritur një lartësi 4 ballë në gji, dhe 6 ballë në det të hapur, në Vlorë është pezulluar lundrimi për anijet e vogla.
Shpejtësia e erës në Vlorë arrin në 13 m/sekondë.
Fundjava në të gjithë vendin parashikohet të jetë me shi dhe temperatura të ulëta, ndërsa situata e keqe e motit në bregdetet pritet të jetë e tillë edhe në dy ditët në vijim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com