ANGLI- Edhe në jug-perëndim të Anglisë, po ndihet pesha e motit të keq, baticat, me dallgë të larta dhe erërat e forta, kanë goditur vendin të premten e 3 janarit. Agjencia britanike për ambjentin, ka vendosur 16 njoftime, ku thuhet se do të ketë përmbytje të mëdha në rajon, mes Gloucestershire dhe Wales.
Komiteti qeveritar i emergjencës, Cobra, do të mblidhet për të diskutuar rreth kësaj situate.
Gjithashtu, skuadrat e shpëtimit kanë marrë masa, duke shpërndarë thasë me rërë nëpër qytete, për të ndaluar ndonjë përmbytje të mundshme nga dallgët e mëdha të cilat kanë dalë nëpër rrugë.
Kjo situatë e përkeqësuar, vjen edhe pas disa ditësh, kur mijëra qytetarë britanikë mbetën pa energji elektrike ditën e Krishtlindjes, si pasojë e stuhive të kaluara.

(Në foto: Dëmet nga moti i keq në Angli, Shikoni FOTO të tjera)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com