GJIROKASTER- Dy banesa në fshatin Valare, janë përmbytur mesnatën e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shirat e rrëmbyeshëm përgjatë 24 orëve të fundit, kanë sjellë anomali të theksuar në fshatin fushor rreth 5 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës. Kanali i kullimit të ujërave të bardha, ka rritur nivelin e prurjeve nga kodra e Shën Triadës cka është përcjellë direkt në godinën dy katëshe, aty ku banojnë familjet Goci dhe Shehu. Pronarët e këtyre dy banesave përdhese, rrëfejnë ngjarjen e cila u ka shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme në orenditë shtëpiake.
"Ka ardhur lumi, bllokoi urën dhe ja hipi përsipër. Ra shi më shumë tani dhe e bllokoi prapë", shprehen banorët e përmbytur. Nga ana e vet Komuna Lunxhëri, përmes kryetarit të saj ka premtuar mbështetje financiare për rastin në fjalë.
"Ne do të marrim masa, do të ngremë grupin e punës për të vlerësuar dëmet materiale të këtyre familjeve. Do të normalizojmë gjendjen sa më shpejt", u shpreh kryetari i komunës Lunxhëri Ilia Kuro.
Ndërkaq Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Gjirokastrës, po analizon situatën në terren duke verifikuar edhe pasojat konkrete. Për kreun e Enmergjencave Civile në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës, përmbytja e dy banesave, ka ardhur si pasojë e bllokimit të tombinove në rrjetin e ujërave të bardha pranë rrugës kryesore.
"Mosmarrja e masave, e shkarkuesve të ujërave kjo që ka ndodhur këtu është thjesht si rezultat i pakujdesisë në mbajtjen në gatishmëri të shkarkuesve të ujërave", deklaroi Adriatik Islami, kreu i Emergjencave Civile.
Në 24 orët e fundit, në Gjirokastër, rreshjet kanë krijuar probleme përvecse në fshatin Valare edhe në fshatrat e tjera të qarkut ku më problematike situata paraqitet në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh ku në afërsi të fshatit Bëncë, masivet e dherave, kanë bllokuar rrugën, duke sjellë izolimin e pesë fshatrave.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com