Lezha ka enë një ndër qarqet më të prekura nga përmbytjet si pasojë reshjeve intensive që prekën Shqipërinë përgjatë ditëve të fundit. Nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, nëpërmjet një lidhje direkte në Report Tv, në emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ka treguar se situata është drejt përmirësimit.
Zefi thotë se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe se hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Ditët më problematike për Lezhën kanë qenë datat 18-19 nëntor, ku pati dhe dëmtime të argjinaturës në lagunën e Vainit çka solli përmbytjen e rreth 350 hektarëve tokë. Ndër të tjera, ajo që solli dhe përmbytjet masive nëpër fshatra, është se ato ndodhen nën nivelin e detit dhe se ndërtimet janë bërë në një tokë kenetë bonifikuar në tokë bujqësore.
“Për fa të mirë nuk a pasur reshje shiu dhe nivel i ujit ka rënë ndjeshëm. Grupet e punës janë në terren dhe po bëhet verifikim i dëmeve për të bërë vlerësimin. Problemin më të madh e kishte në datën 19 kur u ca argjinatura në lagunën e Vainit në lidhje me Talen. Nga këtu bashkia në bashkëpunim me forcat e armatosura dhe bizneset private ka bërë një punë prej 48 orësh derisa u realizua mbyllja e kësaj argjinature. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë dhe niveli i ujit ka rënë ndjeshëm.
Vetëm këto 5-6vite Bashkia Lezhë ka investuar në 750 km kanale të pastruara përveç kësaj ka punuar dhe bordi i kullmit. Kjo përmbytje është e një rasti të veçantë që ka të bëjë me çarjen e argjinaturës që mirëmbahen nga bordi i kullimit që janë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Komplet fshatrat që janë përmbytur në këto dy ditë, janë për shkak se ndodhen nën kuotën e nivelit të detit dhe çarja e argjinaturës ka shkaktuar këtë përmbytje. Sipërfaqe rreth 350 hektarë kanë qenë të mbuluara me ujë. Në këto momente janë rreh 100 hektarë të përmbytura” tha Zefi.
Nënkryetari shton se argjinatura e dëmtua si pasojë e përbërjes argjilore, ndërsa thotë se rasti është raportuar në Ministrinë e Bujqësisë, të cilët do të bëjnë dhe përforcimin e argjinaturës me materiale inerte. Sakaq, për familjet e prekura nga përmbytjet, është bërë shpërndarja e pakove ushqimore dhe të materialeve për bagëtitë.
“E vetja mënyrë është mbajtja e kësaj argjinature nën kontroll. Zona e përmbytur ka qenë kënetë dhe është shndërruar në tokë bujqësore. Kjo argjinaturë ka specifikën e vet që është me përbërje argjilore dhe rrezikun e ka pasur gjithmonë prezent, por është hera e parë që është carë. Duhet bërë përforcimi i saj me materiale inerte dhe me këtë do të merret Ministria e Bujqësisë.
Bashkia ka bërë dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet e dëmtuara dhe me material për bagëtitë. Dëmet më të mëdha janë në toka bujqësore”, tha Zefi.
Komente










