Prej gati një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Ndonëse kanë kaluar 7 ditë, Bashkia Bulqizë ka qenë e pafuqishme për të zgjidhur situatën dhe të kthejë në normalitet operimin e terminalit.
Niveli i ujit vijon të mbetet i lartë si në fushën e terminalit po ashtu edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Kalimi në rrugë nga automjetet mbetet i vështirë ndërsa qytetarët shmangin kalimin në këtë zonë për shkak të pranisë së ujit.
Ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë me mjetin zjarrfikës nuk ka dhënë asnjë efekt duke e lënë zonën të përmbytur që prej fundjavës së kaluar.
Shqetësuese situata mbetet edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë ku e kanë thuajse të pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.
Sakaq, mësohet se Bashkia e Bulqizës ka kërkuar ndihmën e Emergjencave Kombëtare për ta zgjidhur si problem. Shkak dyshohet se është mosfunksionimi siç duhet i kanaleve kulluese që nga Qafa e Buallit, ku në ditët me shi grumbullohet shumë ujë i cili përfundon në këtë zonë
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON









