1767974234_korce.jpg

Pas motit të keq që përfshiu Qarkun Korçë rrugët kryesore janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme. Prefektura e Korçës njofton se po punohet për forcimin e argjinaturës së lumit Devoll për të parandaluar përmbytjet.

Megjithatë, disa zona ende vijojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të shumta. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Bashkia Maliq

Vijon puna për forcimin e argjinaturës të lumit Devoll. Çarja është mbyllur duke e ngritur argjinaturën rreth 1.5 m në lartësi, në një gjatësi prej 20–25 metrash linearë. Aktualisht po vijon puna për forcimin e mëtejshëm të strukturës. Në terren janë të angazhuara mjetet e Ministrise së Mbrojtjes,  mjete të strukturave vendore si dhe ato të subjekteve private me 15 mjete të rënda të mobilizuara. Në Njësinë Administrative Gorë vijon puna për pastrimin e dherave nga shtrati i rrugës në fshatin Mesmal.

Bashkia Pogradec

Në rrugën e fshatit Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë, vijojnë punimet për garantimin e kalueshmërisë. Gjatë ditës së sotme kanë qenë në terren specialistë të Shërbimit Gjeologjik, të cilët kanë kryer matjet përkatëse dhe pritet dorëzimi i raportit teknik.

Në territorin e Bashkisë Korçë nuk raportohet asnjë rrugë rurale e bllokuar. Falë ndërhyrjeve të kryera segmenti rrugor Lekas–Denas është i kalueshëm dhe qarkullimi vijon normalisht.

ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton se  të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Kontraktorët vijojnë monitorimin/ndërhyrjet dhe kriposjen e pikave problematike me qëllim parandalimin e formimit të akullit në shtratin e rrugës.

OSHEE nëpërmjet grupeve operative në teren do të ndërhyjë për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike. Aktualisht vijojnë të jenë:
Një fider pjesërisht pa energji, Fideri Frigorifer, NST Gjanç pa energji, 2 abonentë zona Krushovë. Fideri 14, NST Petrushë  pjesërisht pa energji zona Prenisht 14 abonentë ruralë. Fideri Cervenakë, NST Guri i Kuq pa energji, 4 abonentë privatë (antenat).

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune. Hidrovori Pogradec në fideri (8-18) përpunim Druri N/St Pogradec është në punë normale. Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatave.


Lajmi kryesor:

Çahet argjinatura e Semanit, 3500 hektarë tokë e mbi 20 banesa nën ujë! Pamjet me dron nga përmbytjet në Fier