SHBA - New York-u Perëndimor prej disa ditësh është përfshirë nga reshje të mëdha bore, pas një stuhie të çuditshme që përfshiu liqenet e mëdha, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën shtatë personave.
Situata më e keqe paraqitet në Buffalo, qytetin në afërsi të ujëvarës Niagara, i cili është mbuluar nga 2 metra dëborë.
Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 10 qarqet, duke urdhëruar angazhimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar banorët.
Pamjet tregojnë rrugët dhe imazhet e grumbullimit të dëborës nëpër shtëpi, garazhe dhe rrugët e bllokuara.
Kjo ka bërë që shumë shoferë të ndalohen pasi rreth 140 milje e rrugëve nga New York drejt liqeneve Erie dhe Ontario kanë qenë të mbyllura. Personeli i emergjencës shprehet se ka rënë aq shumë dëborë sa ç’bie zakonisht për një vit të tërë.
Stuhitë e fuqishme që kanë përfshirë zona të mëdha në New York janë shpjeguar nga specialistët si dukuria e ‘efektit liqen’, e cila ndodh kur ajri i ftohtë lëviz përreth liqeneve të mëdha, duke sjellë lagështi dhe dëborë të madhe në zonën përreth liqeneve, ndërsa në zonat përreth është praktikisht e padëmshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com