SHKODER - Në krahasim me jugun e vendit, Shkodra nuk është prekur në përmasa të mëdha nga përmbytjet që shkaktoi moti i keq në vend. Stuhitë e shiut, veçanërisht ato në formë breshëri kanë shkatërruar serat dhe pemët frutore, por në ndryshim nga jugu, nuk ka toka të përmbytura. 

Kjo konfirmohet nga përgjegjësja e Sektorit të Këshillimit pranë drejtorisë , Mynire Mandia, e cila bën të ditur se janë prishur 7 hektarë sera në zonën e Nënshkodrës.

“Përveç serave ka pasur edhe shkulje të pemëve frutore dhe të ullinjve, këto dëmtime kanë qenë kryesisht në zonën e Nënshkodres, pra në komunën e Bushatit, Gurit të Zi, Velipojë, Dajç, Bërdicë, ndërsa për zonën Pukë dhe Malësi e Madhe nuk ka pasur shqetësime për tu konsideruar”, u shpreh zonja Mandia.

mynire mandia

Kjo ka bërë që shumë fermerë të kërkojnë ndihmë pranë instancave përkatëse, pasi dëmi ekonomik që ata kanë pësuar është i konsiderueshëm.

Megjithatë kjo drejtori i bën apel fermerëve që të pastrojnë kanalet e treta pasi janë pikërisht këto të cilët bëjnë edhe bllokimin total të kanaleve duke sjellë përmbytje.

shkoder

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)