Moti i keq, në Tropojë e Pukë
vazhdojnë reshjet e borës

Moti i keq, në Tropojë e Pukë<br />vazhdojnë reshjet e borës
TIRANE- Në pjesën më të madhe të vendit reshjet e borës sot i kanë lënë vendin reshjeve të shiut duke zbutur dhe temperaturat e acarta. Situata më problematike paraqitet në veri dhe verilindje të vendit, nga bora ndërsa në jug bora ka nisur të shkrijë. Në Vlorë e Fier, Durrës e Tiranë shtrëngata shiu.

Ora 10: 30 TROPOJE, RINIS BORA
Në Tropojë kanë rifilluar sot në mëngjes reshjet e dendura të borës. Në qytetin e Bajram Currit, trashësia e borës i kalon 1 meter, ndërsa në Valbonë dhe në disa zona të tjera të Tropojës bora arrin në 2 metra. Gjithë rrugët që janë hapur ditën e djeshme sot janë zgjuar të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të shoqëruara dhe me erëra të forta. Aksi nacional Bajram Curri-Morinë vazhdon të mbahet i lirë pasi po punohet 24 orë nga borëpastrueset, të cilat kanë një punë tepër të vështirë për shkak të reshjeve që nuk pushojnë.  Nga policia e Tropojës bëhet apel për të kufizuar lëvizjet sidomos në Grykën e Valbonës ku dhjetra orteqe bien nga malet dhe gjenden në çdo 500 metra. Orteqe edhe në Lekë Bibaj. Ndërkohë që reshjet e shumta të borë rrezikojnë shembjen e disa banesave apo të shkollave.

PUKE, VAZHDOJNE RESHJET E BORES
Në qarkun e Pukës që prej orës 05:00 e mëngjesit të sotëm janë rikthyer dendur reshjet e dëborës. Segmentet Fushë Arrëz- Qafë Mali, Qafë Shllak- Kukës janë të bllokuara. Orteqet e bëjnë edhe më të vështirë zhbllokimin e tyre. Është i bllokuar dhe aksi Qafë Mali- Fierzë, ndërsa në të gjitha segmentet e tjera rrugore të këtij qarku kalohet me vështirësi. Është e mundur lëvizja e automjeteve, vetëm një sens dhe pajisja me zinxhirë është I domosdoshëm.
Bora ka shkaktuar problematikë edhe brenda qytetit, pasi lëvizja e lirë e automjeteve është e pamundur, ndërsa komunat dhe fshatrat e Pukës vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

KUKES, PUSHON BORA, AKSI MORINE- KALIMASH, I KALUESHEM
Në Kukës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore. Por vazhdojnë të mbeten të bllokuara komunat në Kukës, Has e Tropojë. Janë të bllokuara komuna si Topojan, Shishtavec, Grykë Çaj, Arrën, Zapod, Lekbibaj (në Tropojë). Akset e bllokuara janë Kukës- Shishtavec, dhe Kukës- Peshkopi. Kalimi me vështirësi por i mundur është në akset Kukës- Bajram Curri, Morinë- Kalimash. Në rrugën e Kombit janë përqëndruar pjesa më e madhe e borëpastrueseve.
Disa komuna të kësaj zona mbeten të bllokuara prej më shumë se një muaji, ndërsa nuk ka pasur njoftime për emergjenca civile, ndërsa në fshatrat e thellë mungon energjia elektrike.

DIBER, RESHJE SHIU
Në Dibër, reshjet e borës, janë zëvenduar me atë të shiut, çka pritet të përmirësojë situatën në këtë qark. Problem mbeten komunat Lurë, Kala e Dodës, Ostren, Trebickë. Akset Peshkopi- Milot, kalohet me shumë vështirësi. Probleme dhe në Qafën e Buallit dhe Fushë Bulqizë.
Peshkopi- Kukës, Peshkopi- Librazhd janë të bllokuara. Të bllokuara janë dhe komunat.

SHKODER, BORA NE QYTET NIS TE SHKRIHET
Reshjet e shiut kanë filluar të shkrijnë borën brenda në qytet. Problematike mbeten zonat malore. Në Dukagjin 5 fshatra janë të izoluara.  Problematikë, Kelmendi,Vermoshi, ku trashësia e dëborës arrin në 2 m. Dje në qarkun e Shkodrës u raportua për 3 emergjenca shëndetësore. Dy fëmijë e një adoleshent u transportuan nga fshatrat e Dukagjinit në spitalin e Shkodrës. Pasi kishin shfaqur komplikacione për shkak të virozave. Gjëndja e tyre shëndetësore sot është më e mire.

GJIROKASTER, SHKRIN BORA

Situata në këtë qark është drejt përmirësimit, pasi reshjet e shiut kanë filluar shkrirjen e dëborës dhe temperaturat janë rritur. Asnjë aks nacional nuk është i bllokuar, Edhe Qafa e Muzinës apo rrugët rurale, problematike për dy ditët e fundit, tashmë janë liruar. Katër komuna të thella mbeten të izoluara. Edhe në Korçë raportohet për përmirësim të situatës, ndërsa Dardha mbetet e bllokuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari