Moti i keq në vend, FSHF vendos:
Kampionati shtyhet me një javë

Moti i keq në vend, FSHF vendos:<br />Kampionati shtyhet me një javë
Pas kërkesës së 7 klubeve të Kategorisë Superiore, FSHF vendosi që të shtyjë nisjen e fazës së tretë të kampionatit me një javë për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin nga veriu në jug.
 
FSHF njofton se kampionati i parashikuar për të nisur në 21 janar do të nisë më 28 janar, ndërsa java do të rikuperohet në vazhdim.

Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e Fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar.
 
Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, Faza e tretë e Kampionatit do të nisë në datën 28 janar 2017, ndërkohë që data 21 do të rikuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpej
t” thotë FSHF.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin