KUKES - Moti i keq dhe me temperatura të ulëta vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer veriun e vendit. Siç informon korrespondenti i A1 Report në Kukës, Bekim Lekica në Kukës, Has dhe Tropojë janë mbyllur shumica e shkollave, për shkak të mungesës së ngrohjes.
Gjatë natës në qarkun e Kukësit temperatura ka arritur në -14 gradë celcius. Ndërkohë që në Pukë duket sikur ditën e sotme është përmirësuar situata.
TROPOJE
Pjesa më e madhe e shkollave nuk janë hapur në rrethin e Tropojës përjashtuar qytetin dhe një shkollë në Margegaj të gjitha të tjerat të mbyllura. Rrugët e fshatrave të mbyllura nga bora dhe aty ku qarkullohet nuk ka ngrohje në shkolla.
HAS
Në Has janë mbyllur të gjitha shkollat, përfshirë edhe të qytetit për shkak të mungesës së ngrohjes.
KUKES
Në rrethin e Kukësit, duke përjashtuar shkollat e qytetit të gjitha shkollat e mesme të tjera janë mbyllur, njëkohësisht dhe 9-vjeçaret në Mamëz dhe Kalimash. Gjatë natës temperaturat kanë arritur në -14 gradë. Pas pesë ditësh rikthehet energjia në 5 komunat e izoluara, komunat Arrez Surroi, Kali, Bushtricë, Ulimisht dhe Grykë Çaji.
PUKE
Situata në rrethin e Pukës ditën e sotme paraqitet më e mirë. Akset nacionale janë të kalueshme me zinxhir. Komuna Iballë vazhdon të jetë e izoluar.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com