Qyteti i Vlorës është prekur nga moti i përkeqësuar. Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të dielë me shpejtësi rreth 15 metër për sekondë. Era bregdetare ka bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.
Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar. Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin edhe ai nuk do të lundrojë pasi forca e detit është në rritje çka ka bërë që të pezullohet edhe lundrimi i tij.
Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Rrugët në veri të kalueshme, dëbora i lë vendin shiut! Reshje deri më 7 janar, autoritetet apelojnë për kujdes! Pezullohet lundrimi i trageteve në Vlorë






