Reshjet e shiut të ditës së sotme shkaktuan përmbytje në Himarë pas vërshimit të përroit. Banesat që ndodhen afër shtratit të përroit, kanë prani uji dhe bante në katet e para duke i shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake.
“Reshjet kanë qenë shumë të forta dhe përroi u mbush menjëherë. Uji doli në rrugë dhe hyri edhe në shtëpitë tona. Dëmet janë kryesisht në katet e para”, tha një banore.
Gjithashtu presencë të baltës dhe uji ka dhe përpara komisariatit të policisë.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dendura të shiut! Përmbytet shëtitorja në Himarë, prani të ujit në disa banesa! Rrëshqitje dherash në 'Kodrën e Currilave', bllokohet njëri krah i rrugës











