Ndërsa gjendja nga përmbytjet vazhdon të jetë shumë e rënduar, Komiteti i Emergjencave Civile në Kryeministri njofton se janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Më herët gjatë ditës së sotme, moti i keq detyroi devijimin e dy fluturimeve, ku një aeroplan i "Blue Panorama",  i cili ishte nisur nga Milano, u devijua në Bari në orën 21:25 dhe një charter i nisur nga Stambolli i Turqisë u devijua në Shkup në orën 21:20. 

 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com