VLORE- Pezullohet lundrimi detar në qytetin e Vlorës si pasojë e motit të keq. Trageti i linjës Vlore-Brindsi që kryen intinerarin ditë rreth orës 14:30 deri ne 15:00 nuk është lejuar të dalë në det. Po ashtu është anuluar edhe lundrimi i mjeteve të peshkimit. Mësohet se dallgët janë 5 ballë brenda në gjirin e Vlorës dhe 8 ballë në det të hapur.
Gjithashtu si pasojë e motit të keq disa fshatra të Komunës Novoselë janë pa energji elektrike. Fshatrat Aliban, Akerni, Novoselë, Bishan dhe Poro gjenden në errësirë.
Shkak është bërë përplasja e telave të energjisë duke shkaktuar qark të shkurtër duke pësuar defekt, ndërsa pritet riparimi i tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com