VLORË- Është pëzulluar udhëtimi për të dytën ditë i tragetit të linjës  Vlorë-Brindizi.

Arsyeja e pezullimit është moti i keq në det. Burime nga ana e kapitenerisë së portit të Vlores njoftojne se deti në gji shenon 5-6 ballë dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Përveç tragetit është pezualluar çdo lunditm me mjete të tjera.

Mësohet se për shkak të motit të keq, trageti Vlorë-Brindizi nuk është nisur as dje pasdite.

Sot ishte planifikuar që trageti  ‘Red Star’ të nisej në orën 09:00 nga Vlora, udhëtim që është pezulluar.
Puna në portin e Vlorës do të qendrojë e paralizuar edhe gjatë ditës së sotme si pasojë e erërave të forta.

Moti nuk pritet të ketë përmiresime të ndjeshme gjatë ditës së sotme.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)