Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e qetë, ndërsa probleme ka pasur Qafën e Murrizit, që është ende i pakalueshëm.
Po ashtu, në Qafën e Murrizit 3 persona kishin mbetur të bllokuar në makinë nga reshjet e dendura të dëborës. Ata janë nxjerrë nga autoritetet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Situata është me e qetë, dje kemi pasur probleme në qarkun e Tiranës, sidomos në Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur probleme në rrugë te Qafa e Murrizit, tuneli Rrugës së Elbasanit, rrëshqitje dherash në disa zona, evakuim banese në Shkozë, dhe gati 14 raste të rënieve të pemës dhe shtyllave elektrike.
Kemi pasur një rast specifik në hyrje të tunelit së Murrizit me 3 persona të bllokuar. Sot në mëngjes kemi bërë të mundur që tre pasagjerët që ishin në automjet të nxirren me një automjet të kompanisë së mirëmbajtjes. Janë në gjendje të mirë shëndetësore, u është dhënë trajtimi i duhur mjekësor”, tha Qendro.
Qendro po asjhtu thotë se një familje është evakuuar në Shkozë pas përmbytjes së banesës.
“Ndërkohë që po vazhdon puna nga të gjitha ekipet e Emergjencave dhe Bashkisë Tiranë, për ta normalizuar situatën kudo ku kemi pasur probleme, na është dashur që një banesë të evakuohej. Po punojmë për kthimin në gjendje normale të saj”, vijoi ai.
Kemi vetëm në Shëngjergj dhe Baldushk, dy raste të rënies së shtyllave. Njëra është rregulluar dhe tjetra po punohet për ta vënë në funksion, s’kemi pasur rasti të shkëputje të energjisë, në Shëngjergj dhe zonën e Dajtit kemi pasur në orët e vona të mbrëmjes reshej dëbore, por ekipet kanë qenë në terren. Trafiku është normalizuar, të gjitha shërbimet bazike të qytetarëve ne këto zona kryhen në mënyrë normale”, tha Qendro.
SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.3%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 2250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Përmirësohet situata e motit në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Moti i keq/ Era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit (VIDEO)
13 Janar, 15:35
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Si do jetë moti këtë javë? Anira Gjoni për Report Tv: Ikën bora e shiu, vendi nën pushtetin e temperaturave të ulëta
13 Janar, 12:43
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
13 Janar, 08:36
Paska Shpetuar boten ky
Përgjigju