Keni fryrje barku? Ja shkaktarët! Ylli Merja rekomandon bimët më të mira medicinale që vijnë në ndihmë

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për fryrjet e barkut. Cilët janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë në fryrjet e barkut, si mund t'i parandalojmë si dhe bimët medicinale që na vijnë në ndihmë për trajtimin e këtij problemi.

Të gjithë në jetën tonë kemi ndjerë të paktën një herë ndjesinë e fryrjes së barkut. Përveç pamjes jo të bukur estetike, kjo ndjesi të krijon parehati dhe shqetësim në organizëm. Të ndjehemi të fryrë pas një vakti të bollshëm është mëse normale, por nëse fryrja e barkut bëhet e zakonshme dhe kthehet në kronike, atëherë duhet të kuptojmë shkaktarët e këtij problemi.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, njohja e shkaktarëve që na çojnë në fryrjen e barkut është hapi i parë për parandalimin si dhe për të nisur një trajtim për kurimin e kësaj problematike.

Shkaktarët e fryrjes së barkut dhe zorrëve janë:

·        Gëlltitja e ajrit gjatë përtypjes

·        Mos përtypja mirë e ushqimeve

·        Mos tretje e mirë e stomakut (ushqimi qëndron rëndë…)

·        Tepria në të ushqyer

·        Ushqime që çlirojnë gazra

·        Prania e parazitëvë në zorrë

·        Stresi, çrregullon lidhjen tru – zorrë

Përveç shkaktarëve të lartpërmendur, fryrja e barkut mund të jetë dhe treguese e disa problematikave të tjera në organizëm apo sëmundje si:

·        Intoleranca ushqimore

·        Kur personi ka fryrje barku dhe feçe me ngjyre të bardhë

·        Fryrja shoqërohet me dhimbje dhe kostipacion

·        Kur kemi zorrë të irrituar dhe jashtëqitje shpesh me gjak

·        Kur gjatë 7 ditëve njeriu defekon 2-3 herë në javë

·        Kur kemi fryrje barku, kruarje trupi dhe dhimbje koke

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja jep disa këshilla si të shmangni fryrjen e barkut:

·        Qetësoni nervat gjatë ushqyerjes, shmangni stresin

·        Përtypeni ushqimin me gojën mbyllur

·        Konsumoni në mëngjes 1-2 thelpinj hudhër

·        Mos e tejngopni stomakun

·        Pini ujë gjatë ditës 1.5 – 2 litra ujë

·        Përdorni mendër, finok, xhinxhër, borzilok

·        Përdorni si tretës uthull molle ose ujë me sodë buke

·        Shtoni në dietë fara bimësh, erëza, çajra

·        Ecni çdo ditë 45-60 minuta

 

Gjithashtu Merja rekomandoi dhe bimët më të mira, të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin e këtij problemi si:

·        Borziloku dhe mendra – lehtësojnë tretjen si dhe përmirësojnë punën e mëlçisë

·        Koper, finok, majdanoz, selino – lehtësojnë tretjen, përmbajnë kalium dhe ndihmojnë në jashëtqitje

·        Bari i majasillit – përmirëson dhe kuron zorrën  e trashë

·        Lule bishtamithi, lëvore vidhi – përmirësojnë gjendjen fiziologjike të gjithë sistemit tretës

·        Kamomili, bari i bletës – largojnë gazrat nga zorrët

·        Kivi, kumbullat, boronica, mjedra, fiku – përmbajnë kalium dhe nxisin jashtëqitjen

·        Hudhra, lëvorja e shegës së egër – luftojnë parazitët në zorrë

·        Një gotë ujë më xhinxhër, mjaltë dhe pak sodë lehtësojnë tretjen

Sigurisht nuk duhet harruar një regjim i mirë ushqimor dhe një stil jetese sa më i shëndetshëm.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?