Shirat e dendur dhe era e fortë që ka mbizotëruar thuajse në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme nga më të ndryshimet në vendin tonë. Situatat më të rënduar janë kryesisht në vonat veriore si Shkodra, Kukësi, Shëngjini, por edhe në Vlorë.
Shkodër
Erërat e stuhishme kanë shkaktuar mjaft dëme në serat e fshatit Kosmaç. Banorët shprehen se kjo është hera e dytë brenda një muaj, ndërsa dëmet janë të mëdha. Stuhitë dhe forca e erës ka qenë mjaft e lartë natën e kaluar duke bërë në këtë mënyrë që të shkaktojë mjaft dëme. Probleme janë shënuar edhe në qytetin e Shkodrës ndërsa shumë pemë janë rrëzuar si dhe janë dëmtuar edhe ndriçuesit.

Kukës
Reshjet e shiut dhe erërat e forta të së premtes në mbrëmje shkaktuan ndërprerje të energjisë në disa lagje të qytetit të Kukësit, Bajram-Currit dhe Krumës dhe disa fshatra të tjerë. Ekspertë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sot kanë punuar me disa grupe pune për riparimin e defekteve në linjat e transmetimit duke rikthyer energjinë elektrike në 17 fshatra në këtë qark. Ndërkohë aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat Bushtricë, Kalis, Zapod, Orgjost, Gjinaj në rrethin e Hasit dhe Lekbibaj në rrethin e Tropojës.

Shëngjin
Në qarkun e Lezhës më i dëmtuar nga reshjet është zona e kunës në bregdetin e Shëngjinit. Dallgët e forta të detit kanë dëmtuar me dhjetëra pisha qindra vjeçare në këtë zonë, ndërsa ka dalë jashtë funksioni i gjithë sistemi elektrik që furnizon me dhjetëra familje dhe biznese të kësaj zone. Situata nuk e ka shqetësuar shtabin e emergjencave në prefekturën e Lezhës, për të parë nga afër situatën e krijuar, ndërsa nga kontaktet e marra me to kanë bërë të ditur se nuk ka patur asnjë problem nga moti i keq.

Vlorë
Në Vlorë situata e reshjeve vijon të jetë problematike edhe gjatë ditës së sotme. Situata paraqitet problematike në Novoselë, ku lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale të prurjeve. Situata ka bërë që të mblidhet me emergjencë shtapi i bordit të kullimit pasi situata pritet të përkeqësohet sepse prurjet për në Vjosë vijojnë të jenë me intesitet nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.
Shirat, Vjosa e "fryrë" rrezikon të përmbysë Novoselën
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shirat, Vjosa e "fryrë" rrezikon të përmbysë NovoselënRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)