Si pasojë e motit të keq gjatë natës, në baypassin e Vlorës, mbi zonën e Kaninës, ka pasur rrëshqitje gurësh.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se kanë qenë vetë drejtuesit e mjeteve ata që kanë sinjalizuar Policinë e Vlorës për praninë e gurëve në rrugë, të cilët kanë rrezikuar qarkullimin.
Ndërkohë, pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit, pasi aktualisht në këtë aks qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë problem tjetër mbetet Qafa e Vishës, për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Autoritetet thonë se ndërhyrja është e rrezikshme, për shkak se bien gurë çdo ditë, prandaj është duke u menduar për një ndërhyrje të gjatë.
Po ashtu rrëshqitje dheu ka pasur edhe në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve.
Report TV gjithashtu ka mësuar se ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.
Nga bllokimi i rrugës, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët.
Në orët e para të mëngjesit të kesaj të diele janë evidentuar rrëshqitje të dheut përsëri në aksin rrugor Qukës-Qafë Pllocë, por fatmirësisht nuk janë evidentuar bllokime të rrugës.
Pastrimi i segmentit ku ka pasur rrëshqitje është kryer që në orët e para të mëngjesit, ndërsa aktualisht kompania kontraktore po merret me pastrimin dhe rregullimin e skarpatës për të evituar rrëshqitje të tjera të mundshme të dheut.
Qarkullimi nderkaq vijon të mbetet i hapur dhe pa problematika. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht në të dyja anët.
“Rruga Qukës-Qafë Plloçë është e hapur dhe aktualisht nuk ka bllokim. Qarkullimi i automjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Rruga Qukës-Qafe Pllocë që prej inagurimit ne muajin shtator ka pasur rrëshqitjeve të shumta të skarpatave në lotin e 3, carje të tavanit të rruges dhe rrezik shembje në lotin 2 duke sjellë kështu rrezikshmëri në qarkullimin e automjeve.
Kujtojmë që për këtë aks rrugor u deshën 16 vjet për ndërtim dhe kushtoi 216 milion euro.
Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët.
Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ.
Aktualisht, rruga ka përfunduar, por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.
Komente










Keto jane rruget e rames dhe ballukes qe kane vjedhur miliona euro , perse nuk shkon te pres shiritin ai huri tani qe i dolen te palarat ne shesh
Përgjigju