Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rreëhqitjeve. Gjithashtu, përveç lënies së zonës D pa uje te pijshem, shembja ka dëmtuar edhe godinën pranë minierave të zonës.
Në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e ujësjellësit të Bulqizës, por sipas tyre, është e pamundur për të ndërhyrë pasi zona krijon rrezikshmeri. Sipas specialistit të Autoritetit Kombetar per Sigurine ne Miniera, Hamit Qota, ndërmarrja e ujësjellësit nuk ka buxhet të mjaftueshëm për devijimin e tubit kryesor.
“Është një situatë e kapërcyeshme, duhen marrë masa nga subjektet që shfrytëzojnë këtë zonë për një riorganizim të punës për të ndryshuar procesin teknologjik të punimit të tyre. Duhet vlerësuar periudha dimrit që k reshje dhe shkarjet e stogjeve janë të pranueshme, por duhen vlerësuar si rrezik edhe për njerëzit që lëvizin aty.”, tha Hamit Qota, specialist i AKSEM
Kjo zonë njihet si zonë problematike ndaj shembjeve për efekt edhe të gërmimeve të nëndheshme ëe miniera.
“Dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit ka filluar që mbrëmë rreth orës 14:30, si rezultat i rrëshqitjes së stogut. Ai vazhdon të rrëshqasë ende. Situata nuk është e mirë. Janë njoftuar të gjitha institucionet në lidhje me këtë problem. Kjo ka ardhur si rezultat i punës në subjektet minerare që kryejnë aktivitet poshtë zonës sonë.”, tha përgjegjësi i zonës D, Gezim Sala
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









