Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme

Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, ndërsa në Lezhë situata është normalizuar. Në Shkodër, 15 banesa kanë prezencë uji dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Procesi mësimor do të nisë në 43 shkolla, ndërsa në 13 shkolla në Shkodër do të vijojë të mbetet i pezulluar. 

Shkodër vijon të mbetet i pezulluar mësimi në 13 shkolla. Sipërfaqja e përmbytur është rritur me 60 ha, nga 1340 ha që ishte një ditë më parë ka shkuar në 1400 ha. Rruga e Obotit dhe rruga Shirq-Darragjat janë të pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve në Obot për të kaluar këtë rrugë. Në fshatin Obot ka prezencë uji në 15 banesa. Rruga Qafe Thore dhe Bogë-Theth vijojnë të jenë të bllokuar.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Njësia Administrative Vig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike. Janë dëmtuar 2 ura që kanë bërë pothuajse të pakalueshme të gjitha akset rrugore në këtë njësi. Njësia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra.

Situata është normalizuar në Lezhë. Aktualisht është vetëm 350 ha tokë e përmbytur. Nuk ka probleme me energjinë elektrike dhe të gjitha akset janë të kalueshëm. Për shkak të motit të keq, deti i trazuar i ditëve të fundit ka sjellë dëmtime të shumta në shëtitoren e Kunes në Shëngjin.

Durrës pati rrëshqitje dherash në zonën e Currilave. Rruga u bllokua në njërin kah, por tani është e hapur për qarkullimin e mjeteve. 

Korçë reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit, ku po punohet për hapjen e rrugës. Ka ndërprerje të energjinë në fshatin Vithkuq e Lekas. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Rrëshqitja e dherave në Currila të Durrësit, PD e Berishës: Është investuar 2 mln lekë për të eliminuar këtë fenomen, Bashkia ka abuzuar me fondet

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikunnë PD, Jola Hysaj ishte e pranishme ditën e sotme në Currila, zonën që ka pësuar rrëshqitje dherash për shkak të reshjeve të shiut. Hysaj tha se kjo zonë i nënshtruar një projekti me vlerë 2 milionë euro që synonte të eliminonte rrëshqitjet e dherave, por në fakt nuk ka dhënë efekt. Sipas saj, kjo tergom sesi bashkia Durrës ka abuzuar me fondet.

“Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit. Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi  aferën korruptive në  Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave. Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet për këtë projekt:

1.Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ? 2.Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie,  qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “? 3.Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.? 4. A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë? 5. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës... Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter.

Ky Investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte  se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës. Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale  nga Prokuroria e Durrësit apo  të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës”, tha Jola Hysaj.

Ora 13:18
VIDEO/ Moti i keq në Vlorë, pëson rrëshqitje rruga për në fshatrat Plocë dhe Sevaster! Banorët të shqetësuar, kërkojnë ndërhyrje

VLORË- Shirat e rënë në zonë kanë sjellë gërryerjen e bazës së rrugës që lidh fshatrat e njësisë Sevaster me qytetin e Vlorës. Aksi rrugor në afërsi të fshatit Ploçë është kthyer i rrezikshëm për banorët e zonës.

Vetë banorët kanë dërguar për Report Tv pamje ku tregojnë se rruga është dëmtuar e me vijimin e shirave mund të kthehet në fatale për banorët. Sikurse mund të shihet dhe në video, situata është problematike ku duket se një masiv dheu është shkëputur nga njëra anë ku mbështet rruga.

Banorët thonë se kanë njoftuar autoritetet por nuk është marrë asnjë masë. Ata vetë kanë vendosur disa gurë për të ndaluar kalimin. Sipas tyre rruga është e rrezikshme dhe shkarja e dherave po vijon. Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi aksi bllokon disa fshatra.

Ora 12:40
Moti i keq/ Emergjencat civile: Vijon i bllokuar nga ortekët aksi Bogë-Theth! Ja ku paraqitet situata më problematike

Emergjencat civile kanë sjellë raportimin e situatës nga moti i keq në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Mbrojtjes, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash.  

Në qarkun Shkodër 1400 ha tokë e përmbytur, në Lezhë 350 ha. : Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë-Theth

Njoftimi i plotë:

I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në zonat malore në lartësitë 700 - 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje.

Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik.

Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik.

Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.

Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik.

Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman - Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s.

Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.

Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.

Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha.

Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.

Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale.

Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm.

Ne aksin rrugor Korçë - Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm.

Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë - Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.

Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të "Përroit të Thatë" duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj - Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative.

Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve.

Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht.

Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër.

Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.

Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për menaxhimin e çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e kushteve të motit.

I bëjmë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

Ora 09:55
Durrës/ Rrëshqitje dherash në Currila, bllokohet njëri kah i rrugës (VIDEO)

Rikthehen rrëshqitjet e dherave në kodrën e Currilave. Rreshjet e shirave kanë bërë që ditën e sotme një masë dheu nga kodra e Currilave të rrëshqasë duke bllokuar qarkullimin në njërin krah të kësaj rruge. Bashkia Durrës është vendosur në lëvizje me Ndërmarrjen e Shërbimit Komunal dhe punonjësit e saj për të hapur këtë aks rrugor.

Kujtojmë se më herët në vitin 2014, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka bëri me dije se kodra e Currilave do t’i nënshtrohej një projekti me vlerë 2 milionë dollarë që synonte parandalimin e rrëshqitjes së dheut nëpërmjet ripyllëzimit dhe tarracimit të kësaj kodre i cili u pasua dhe me një projekt tjetër të ndërtimit të një shëtitoreje të re. 

Të dyja projektet nuk rezultuan aspak efektive për kodrën e Currilave për shkak se shëtitorja prej disa vitesh nuk ekziston më pasi është dëmtuar dhe për pasojë mbuluar nga masat e dherave të cilat kanë rrëshqitur ndër vite.

Pavarësisht veprimeve dhe mosveprimeve për të parandaluar këtë situatë erozioni, kodra e Currilave pëson rrëshqitje masive dherash, pothuajse dy herë në vit, ndërkohë që e vetmja zgjidhje e gjetur deri më tani, është pastrimi i aksit rrugor të Currilave, me lopata nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit.

Ora 09:40
Moti i Keq/ Rruga Qafe Thore e bllokuar, disa fshatra në Shkodër pa energji elektrike

1674116749_debore.JPG

Rruga Qafe Thore në Shkodër vijon të jetë e bllokuar. Ndërkohë disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Njësia AdministrativeVig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike. Janë dëmtuar 2 ura që kanë bërë pothuajse të pakalueshme të gjitha akset rrugore në këtë njësi.

Njësia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra. Rrugët rurale te bllokuara me përjashtim te rrugës Komanit.

Njoftimi i plotë

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.85 ka renie  me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m). Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie  prej 10 cm me orën 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 te datës 22.01.2023 Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka rënie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne orën 18.00 te datës 22.01.2023.

Ne rrugën e Obotit po operojnë dy mjete te kalueshmërisë se larte se bashku me 7 forca te ushtrisë. Njësia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqësore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.

Bashkia Vau Dejes:

Njësia Admin.Vau Dejes pa probleme. Njes.Admin.Bushat nuk ka probleme deri ne këtë moment.

Ne Njes.Admin.Hajmel ka probleme te 2 rrugëve rurale (Hajmel-Nenshat) dhe Qender  Pacram deri tek shkolla.

Njësia AdministrativeVig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike (Mnele e madhe dhe Vig). Janë dëmtuar 2 ura qe kane bere pothuajse te pakalueshme te gjitha akset rrugore ne kete njesi.

Njësia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra. Rrugët rurale te bllokuara me përjashtim te rrugës Komanit.

Njesia Admin Shllak pa Energji elektrike e disa rruge komunale te bllokuara.

Per bashkinë Malësi e Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk raportohen probleme.

OSHEE:

Stakuar Fideri i Zagores. Te pjesshëm kemi nje kabine ne Vermosh me 15 abonenta.

Segmenti i Hajmelit me 80 abonentë. Qafe Mali me 30 abonentë dhe nje kabine te 4 e Sh 2 me 2 abonentë. Ekipet janë ne terren.

Autoriteti Verior Rrugor:

Rrugët janë te qarkullueshme me përjashtim te aksit te Qafe Thores tek pjesa e tuneleve për shkak te ortekëve.

Ora 09:27
VIDEO/ Moti i keq dhe erozioni detar, rrezikohet shkatërrimi i shëtitores Kune në Shëngjin


E ndërtuar në vitin 2020 me kontributin e  bizneseve në zonë, shëtitoren e Kunes në Shëngjin po e merr deti. Për shkak të motit të keq, deti  trazuar i ditëve të fundit ka sjellë dëmtime të shumta të këtij investimi mjaft të rëndësishëm për këtë zonë turistike.

Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë viteve të fundit duke gllabëruar sipërfaqe të madhe toke, pavarësisht alarmi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.

Ora 09:06
Moti i keq, përmirësohet situata në Lezhë, 350 ha tokë e përmbytur! Të gjitha akset të kalueshme, s'ka probleme me energjinë

1674287990_finalprojekt.00152401.Still004.jpg

Situata nga moti i keq është përmirësuar në qarkun e Lezhës. Aktualisht është vetëm 350 ha tokë e përmbytur. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike. Sot do të nisë mësimi në të gjitha shkollat që ishte pezulluar në Lezhë.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 23.01.2023

Në territori i Qarkut Lezhë ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afër normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të këtë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota - 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga - 0.5 m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit. 

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).

Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet: Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem. Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë  në terren për të  ndjekur situatën dhe problematikat. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Ora 08:56
Moti i keq, bllokohet nga reshjet e dëborës rruga Shtyllë-Panarit në Korçë

Rruga Shtyllë-Panarit është hapur, por gjatë natës përsëri reshjet e dëborës kanë rritur prezencën e tyre në këto zona, shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.

Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit pasi në vende të caktuara pjesë të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.

Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore. Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.

Gjatë natës në qarkun Korçë ka patur reshje të pakta shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 1300 m, kryesisht kurrizi i Moravës, mali i Thatë, Qafa e Qarrit, ku reshjet kanë filluar përsëri.
  Kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qënë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese janë të pakta dhe nuk kane shkaktuar probleme.  Furnizimi me energji elektrike ka qënë normal. Ka ndërprerje të përkohshme të energjisë në fshatra të veçantë të Njës. Amin. Vithkuq e Lekas.

Ora 08:49
Moti i keq/ Sot rifillon mësimi në 43 shkolla, në 13 të tjera në Shkodër vijon të mbetet i pezulluar

Ministria e Arsimit

Nga 56 shkolla në vend ku ishte pezulluar mësimi, ditën e sotme procesi do fillojnë normalisht në 43 prej tyre, ndërsa në 13 prej tyre mësimi mbetet i pezulluar. Shkollat ku nuk do të rifillojë procesi mësimor ndodhen në Pult, Shosh dhe Shalë të Shkodrës. 

Shkollat në qarkun e Shkodrës ku nesër nuk do të fillojë mësimi.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,}
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Shkollat ku do të fillojë nesër mësimi:

1. Shkolla 9-vjeçare "Perlat", Hamallaj,
2. Shkolla 9-vjeçare "Met Hasa", Durrës
3. Shkolla 9-vjeçare "Fshati Rinia", Durrës
4. Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë
5. Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër
6. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj
7. Shkolla 9-vjeçare " Kolec Mekshaj", Tale
8. Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll
9. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Llesh Nik Daka", Shënkoll
10. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni", Rril
11.  Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen
12. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen
13. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen
14. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen
15. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) "Effata", Pllanë
16. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet
17. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet
18. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet
19. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë
20. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin
21. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin
22. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej
23. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej
24. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti", Lezhë
25. Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja", Lezhë
26. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta", Lezhë
27. Shkolla 9-vjeçare “Kosova", Lezhë
28. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza", Lezhë
29. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë
30. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë
31. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistët”, Lezhë
32. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë
33. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë
34. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Karl Gega", Balldren
35. Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren
36. Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren
37. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht
38. Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht
39. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç
40. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër
41. Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë
42. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh
43. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh

Ora 08:30
Moti i keq, 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, rruga e Obotit dhe Shirq-Darragjat të pakalueshme

 

Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, ku 15 banesa kanë prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë. E pakalueshme është edhe rruga Shirq-Darragjat.

Situata në Bashkinë Shkodër, datë 23.01.2023

Situata në Bashkinë Shkodër, data 23.01.2023 Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie  me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie  prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023

Ne rrugen e Obotit po operojne  dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore. Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • paulo: 24/01/2023 00:05

    SHTETI TE THELLOJE SHTRATET E LUMEJVE DHE TE PERFORCOJE SKARPATET E LUMEJVE ME GURE OSE BETON,,,TE THELLOJE --PASTROJE KANALET VADITESE,,,DHE TE PASTROJE PUSETAT E UJRAVE NE QYTETE..KJO ESHTE ZGJIDHJA,,,NUK DUHET TE BENI SHPIKJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë