SHËNGJIN- Shëtitorja e Kunes së Shëngjinit është dëmtuar si pasojë e motit të keq, por ky investim i bërë kohëve të fundit, është problemi më i pakët në këtë zonë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin e Report Tv, Elivis Hila eksperti i mjedisit u shpreh se rrezikohet të merret një sipërfaqe e madhe toke nga deti për shkak të erozioneve.

Eksperti Jakë Gjini u shpreh se fenomeni i shtimit të intensitetit të detit ka ardhur qysh prej viteve 70 deri në vitin 2000 me një shpejtësi 2.5 m/s. Si pasojë e klimës, ky intensitet është shtuar gjatë viteve, duke rrezikuar seriozisht sipërfaqen e tokës në zonën e Kunes në Shëngjin, që duhet theksuar është një pikë turistike mjaft fitimprurëse.

“Ky nuk është fenomen i ri por intensiteti i tij është në shtim. Të paktën njëherë në dy vite goditet nga ky fenomen. Këto nuk janë struktura që mbrojnë erozionin por janë struktura që thjesht shërbejnë për publikun. Mbrojtja nga erozioni bëhet nga barriera dallgëthyese. Përkatësisht në Shëngjin bëhet pikërisht me vendosjen e këtyre barrierave.

Mesatarisht nga vitet 70 deri rreth viteve 2000 ka ecur me një shpejtësi 2.5m, në vit, pra intensivë. Por ka dhe vende që ka ecur më shpejt si pasojë e impaktit e ndryshimeve të klimës. 

Pra gjithnjë deti po u afrohet këtyre trupave ujorë. Pra jemi erëra një rreziku të asgjësimit dhe deti të ushtrojë pushtet të plotë dhe ky është një rrezik mjaft evident për këtë avancim të detit.”- tha eksperti.

Por cilat janë disa nga masat që duhet të merren në mënyrë që të ruajmë tokën nga intensiteti i ujit? Eksperti Gjini shpjegon se me anë të disa strukturave dallgëthyese mund të parandalohet ky fenomen.

“Në kushtet e tanishme dhe këtij evazioni ekstrem, duhen dërguar struktura dallgëthyese, pra nëpërmjet disa projekteve inxhinierike.”- tha eksperti Jakë Gjini.

Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë viteve të fundit duke gllabëruar sipërfaqe të madhe toke, pavarësisht alarmi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.