Probleme të tjera janë shfaqur në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, ku moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar rrëshqitje masive dheu në rrugë. Situata është krijuar pranë zonës së Kthesave të Dragostunjës, aty ku po zhvillohen punimet për Korridorin VIII.
Masivet e dheut kanë bllokuar segmentin, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet. Dhjetëra qytetarë dhe familje që udhëtonin në këtë aks kanë mbetur të bllokuar, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i vështirë për shkak të kushteve atmosferike.
Drejtuesit e mjeteve presin ndërhyrjen për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e lëvizjes normale. Policia rrugore u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin, nëse është e mundur, qarkullimin në këtë aks deri në përmirësimin e situatës.
Ndërkohë moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar problematika të shumta edhe në disa akse të tjera rrugore në qarkun e Elbasanit. Report Tv ka mësuar se një urë është shembur në fshatin Sinamete në Bashkinë e Peqinit, ç’ka ka çuar në izolimin e dy fshatrave. Grupet e punës ndodhen në terren për të menaxhuar situatën e vështirë, të krijuar për banorët e zonës pas shembjes së urës.

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar problematika të shumta në disa akse rrugore në qarkun e Elbasanit.
Report Tv ka mësuar se një urë është shembur në fshatin Sinamete në Bashkinë e Peqinit, ç’ka ka çuar në izolimin e dy fshatrave.
Grupet e punës ndodhen në terren për të menaxhuar situatën e vështirë, të krijuar për banorët e zonës pas shembjes së urës.
Lajm në përditësim...
Komente









