Moti i keq/ Shkrin dëbora në Shkodër, si është situata në liqenin e Komanit

Moti i keq/ Shkrin dëbora në Shkodër, si është situata në liqenin e Komanit

Liqeni i Komanit

Në qarkun e Shkodrës situata është drejt përmirësimit, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Akset rajonale të cilat janë të gjitha të kalueshme, por vende vende rekomandohet ecja me zinxhir e përdoruesve të mjeteve. Sa i përket prurjeve të liqenit të Komanit nga shkrirja e dëborës, situata hidrike e cila pritet të jetë e monitorueshme dhe jo problematike.  Në bashkitë e qarkut, shkollat janë të hapura, nuk ka patur emergjenca shëndetësore, ndërsa furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

Situata paraqitet si më poshtë:

BASHKIA SHKODËR:
Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit, i bllokuar, në Malin Shoshit ka rreth 80 cm deborë.
Aksi rrugor Bogë - Qafë Thore –Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.
Nderkohe nga Bashkia Shkodër vijon puna me forca njerëzorë dhe me 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane dhe troturareve të qytetit.

Njësia Administrative Pult:
Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidhë Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme me vështirësi, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës.
Njësia Administrative Shosh:Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti nga Kompania kontraktuese.
Njësia Administrative Shalë:
Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. 

BASHKIA MALËSI E MADHE ;
Sipas informacioneve nga Sektori EC pranë kësaj Bashkie nuk ka probleme të bllokimit të rrugëve nacionale dhe të atyre rurale që lidhen me NJA.

BASHKIA PUKË.
Në këtë Bashki situata është drejt stabilizimit, vazhdojnë temperaturat e ulta dhe për pasojë ngricat në të gjithe rrugët rurale dhe nacionale, shkollat janë të hapura, emergjenca shëndetësore nuk kemi patur, furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.


Lajmi kryesor:

Dëbora/ Vijojnë të bllokuara disa zona në veri, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?