VLORE-  Moti i keq me reshje shiu herë herë shtrëngata kanë përfshirë gjithë vendin, ndërkohë që kanë shkaktuar probleme në në portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.

VLORE, PEZULLOHET LUNDRIMI, SHOFERE KUJDES LLOGARANE
Disa rrugë të qytetit janë mbuluar nga uji duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve. Shiu përmbyti zonat që janë shpesh problematike për shkak se kanalizimet nuk e perballuan dot intensitetin e shirave , ndërsa hidrovori i qytetit është në gjëndje pune.

Moti i keq me erëra  të forta deri në 60 km në orë sollen problem me energjinë dhe bllokim të trafikut detar. Ndërkohë që trageti Brindizi- Vlorë erdhi disa orë me vonesë.
Lumi Vjosë nuk paraqet probleme por shtrati i tij është fryrë me 1 metër..dhe po monitorohet.

Sipas kapitenerisë mori i keq do të qëndrojë në jug edhe për 48 orët në vazhdim ndërkohë policia e qarkullimit rrugor rekomandon për të gjithë shoferët që në rrugët nacionale të bëhet kujdes se ka erë të fortë shira të dendur lagështirë në rruge dhe mjegull në Llogara dhe në pika të ndryshme, informon gazetari Armand Xhelili

DURRES PEZULLOHET LUNDRIMI 
Në Durrës kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të peshkarexheve dhe anijeve të vogla, ndërkohë që për tragetet nuk pritet të ketë probleme pavarësisht se deti ka dallgë. Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku informon se tragetet pritet të mbërrijnë në orarin e caktuar në port.

SARANDE, BLLOKOHEN TRAGETET SARANDE-KORFUZ
Pa tragete dhe pa peshkatorë, ka qenë sot deti midis Sarandës dhe Korfuzit, Greqi, për shkak të dallgëzimit, i cili e bën të pasigurtë lundrimin nga Korfuzi në Sarandë dhe anasjelltas. Burime zyrtare nga Kapiteneria e Portit të qytetit bregdetar thanë për ATSH-në, se qysh në orët e para të ditës së shtunë, nuk është lejuar lundrimi i tragetit të parë që niset nga porti i Korfusit, në drejtim të Sarandës. “Dallgëzimi i shtuar i detit në kuotën 7-8 ballë, që konsiderohet i papërballueshmë nga konstruksioni i trageteve, e ka bërë të pasigurtë udhëtimit, sipër për ekuipazhin ashtu dhe për udhëtarët”, dhe nuk dihet se sa do të zgjatë e njëjta situatë meteorologjike që ka paralizuar ditën e sotme funksionimin e linjës së trageteve dhe gjuetinë e peshkatarëve", thanë burimet portuale

KORÇE
Në Korçë vazhdojnë reshjet e shiut ndërsa  temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të ulen, krahasuar me ditët e mëparshme.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)