Kushtet e këqija të motit kanë shtyrë me disa orë nisjen e trageteve nga porti i Durrësit.
Sipas Autoritetit Portual, tragetet do të nisen më 5 shkurt ndërsa pasagjerët dhe mjetet do të hyjnë në to gjatë mbrëmjes së sotme, sipas orarit të parashikuar.
“Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme:
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.
Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.
U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë njoftimi.
Peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël nuk do të lundrojnë derisa të qetësohet moti. Në det të hapur forca është 7 ballë, ndërsa era fryn nga jugu.
Komente












